Availability: In Stock

3 jetët e saj

SKU: L40356

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

3 jetët e saj – Matilda Guci

Ky libër dhe dy të tjerët që e pasojnë, janë një frymëzim i ndarë mes jetës së këngëtares së famshme shqiptare Parashqevi Simaku dhe jetës sime. Në rrëfimin e saj, unë gjeta vetveten. Në rëfimin tim, ajo gjeti të sajën. Në shumë pika, shpirtrat tanë u takuan si nëna, gra të paragjykuara, të forta dhe të lidhura përjetësisht me fëmijët tanë. De juro, fëmijët na u mohuan, de facto, gjithçka në jetët tona u përket vetëm atyre.

“Një natë, dy gra lindën. NJëra nga foshnjat nuk mbijetoi. Në mëëngjes, nënat nisën të ziheshin, duke kërkuar drejtësi për fëmijën e mbetur. Kur iu drejtuan Solomonit, ai, në dilemën e tij të pafund, iu lut Atit: Si të gjej të vërtetën o At? Ati i tha. Thuaji se foshnjën do ta ndaj përgjysmë dhe aty do ta gjesh nënën e vërtet. Kur e dëgjuan vendimin e tij, gruaja që nuk ndiente thirrjen e gjakut tha: po, dua pjesën time. Ndërsa nëna e vërtetë, e një britmë që përplasej në qiel, tha: Jo! Mos e prekti fëmijën! JEpjani asaj, vetëm mos ia prekni jetën! Atëherë Solomoni e kuptoi: nënë e vërtetë është ajo që di të heqë dorë.”

Kjo histori më ndryshoi jetën. Ishte një moment kur dhimbja më kishte rrënuar. M’u tregua nga një grua e fortë, një nënë që kuptonte dhimbjen. E nëse ende keni dyshime, hamendësime apo mosbesim se si mund të ketë ndodhur një ndryshim i tillë në 10 vite, pyesni një grua pranë jush. Pyeteni “ç’sëmundje mendore” është mëmësi?

Ky libër i dedikohet atyre nënave që, si unë dhe si ajo, kanë dashur aq shumë sa kanë ditur të heshtin, të presin dhe të besojnë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “3 jetët e saj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *