Përshkrim
Amari dhe loja e Madhe- B. B. Alston
Pasi e gjeti vëllain dhe shpëtoi gjithë botën e mbinatyrshme, Amari tashmë është e bindur se, verën e parë si agjente e re do ta kalojë për bukuri. Por, mes agjendës së rreptë kundër magjistarëve të kryeministrit të ri e të frikshëm, rivaliteteve të ashpra të agjentëve të rinj dhe mallkimit nga i cili vuan vëllai Kuinton, i cili përkeqësohet vazhdimisht, Amari ndihet më e ngarkuar se kurrë. Prandaj, kur Lidhja e fshehtë e magjistarëve i ofron një mundësi për t’u bërë
udhëheqësja e tyre dhe për t’i mbrojtur, ajo nuk pranon. Ka mjaft halle të tjera për t’u shqetësuar! Ndërkaq, mospranimi i saj i hap dikujt tjetër rrugën drejt atij pozicioni, një magjistari me plane të rrezikshme për gjithë Lidhjen. Kjo sfidë bëhet shkas për nisjen e Lojës së Madhe, një garë për të vendosur se kush do të bëhet pasardhësi i Vëllezërve të Natës dhe për të përcaktuar të ardhmen e species së magjistarëve.
Loja e Madhe është po aq misterioze sa edhe vdekjeprurëse, por ndër shpërblimet magjike që do t’i takojnë fituesit bën pjesë edhe shpresa e fundit për të zgjuar nga gjumi magjik Kuintonin.
Prandaj, si mund të mos pranojë Amari?





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.