Availability: In Stock

Amari dhe Vëllezërit e Natës

SKU: L06103

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Ky libër i parë i serisë ka kapur majat dhe ka për t’u pëlqyer shumë nga nxënësit deri në shkollë të mesme, që janë dashamirës të Harry Potter-it, Percy Jackson-it dhe filmave “Njerëzit me të zeza”… Një fantazi e shkëlqyer që do të tërheqë menjëherë lexues dhe do t’i bëjë të kërkojnë vazhdimin

Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Amari dhe Vëllezërit e Natës – B.B Alston

Amari Peters nuk resht së besuari që vëllai i saj i zhdukur, Kuintoni, është ende gjallë. As kur policia thotë të kundërtën apo kur hyn në telashe duke u përballur me ata që i thonë se ai ka ikur një herë e mirë. Prandaj, kur gjen një valixhe të pazakontë në depo, me një ftesë për të marrë pjesë në një konkurs në Byronë e Çështjeve të Mbinatyrshme, i mbushet mendja që, kjo organizatë e fshehtë ka çelësin e vendndodhjes së Kuintonit por, më parë, duhet të besojë se ekzistojnë edhe magjistarët, zanat, alienët dhe krijesa të tjera të mbinatyrshme.

Tani, duhet të konkurrojë kundër fëmijëve që e kanë njohur magjinë prej kohësh. Pavarësisht përpjekjeve, Amari nuk i shpëton dot dyshimit dhe vëzhgimit të tyre, sidomos kur talenti i saj gjithnjë në rritje për të mbinatyrshmet cilësohet si “i paligjshëm”. Me një magjistar të lig që kërcënon botën e mbinatyrshme dhe shokët e klasës që e kujtojnë si armike, Amari ndihet tepër e vetmuar. Por, nëse nuk e kalon dot provën, nuk ka për ta zbuluar kurrë se ç’ka ndodhur me Kuintonin.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Amari dhe Vëllezërit e Natës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *