Përshkrim
Ana Karenina – Leon Tolstoj
“Ana Karenina”, kryevepra e Leon Tolstojit, vjen në këtë botim të rifreskuar, po aq tronditëse, madhështore e bashkëkohore sa në kohën kur u shkrua, më 1877. Një klasik i pakohë.Dashuria e çmendur, fatale, plëngprishëse e Ana Kareninës, një grua e martuar, pjesë e aristokracisë ruse, me Aleksej Vronskin, një ushtarak riosh, me një jetë pa vramendje, është strumbullari i kësaj historie. Po cili është mëkati i vërtetë i Anës, ai i pafalshmi, që e shtyn drejt një akti të pakthyeshëm? Është vitaliteti i saj grafullues, është nevoja e saj për dashuri e sigurisht edhe sensualiteti i ndrydhur.A është një histori dashurie ajo që lidh Anën me Vronskin? Sigurisht, por Tolstoj nuk mbetet në sipërfaqe, nuk zgjatet shumë në aspektin sentimental të lidhjes së tyre, por rrëmon në ndjesitë antagoniste që e gërryejnë Anën përbrenda, përgjithnjë në konflikt mes një dashurie pa kushte dhe normat morale që dikton shoqëria, martesa dhe sidomos ndjenja e fajit për të birin.Një roman kompleks, i fuqishëm, një mozaik i jashtëzakonshëm i një Rusie shpesh rurale, por edhe qytetare. Ai ka një galeri të pafund personazhesh të spikatura, jeta e të cilëve, ankthet, vuajtjet, ndjenjat e fajit, dashuritë e mundura e të pamundura, feja, vdekja, arti, morali, politika, ekonomia e filozofia gërshetohen mrekullisht e të duket sikur sheh veten në pasqyrë, aq aktual është dhe sot e kësaj dite.“Ana Karenina” është një roman i pasur, që endet mes një shumësie ndjesish e emocionesh njerëzore, është një vepër komplekse mbi kuptimin e jetës.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.