Availability: In Stock

Analektet

SKU: L65722

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Analektet – Konfuci

“Analektet” janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu. Duke ngritur lart idealet e urtësisë, të njohjes së vetes, kurajës dhe dashurisë për njerëzimin, Konfuci argumentonte se ndjekja e virtytësisë duhet të jetë objektivi suprem i çdo individi. Dhe ndonëse ndjekja e Udhës, ose së vërtetës, mund të mos sjellë përfitime të menjëhershme ose të mira materiale, Konfuci tregoi se, pavarësisht kësaj, ajo mund të sillte shpërblimet e saj të fuqishme dhe të përjetshme.

“Lun Yu”, që në përgjithësi njihet si “Analektet”, është lexuar aq gjerësisht në Kinë sa është lexuar Bibla në Perëndim dhe është i vetmi dokument i besueshëm i mësimeve të Konfucit. Një nga bijtë e perandorit Ching u caktua si mbret i Lu-së (vendlindja e Konfucit) në vitin 154 p.e.s. Pas njëfarë kohe, duke dashur që të zgjeronte pallatin e tij, ai nisi të shkatërrojë shtëpinë e familjes Kung, ku dihet se kishte jetuar vetë Konfuci.

Gjatë këtij procesi, në muret e shtëpisë u gjetën kopje të “Shu-ching”, “Chun Chiu”, “Hsiao-ching” dhe “Lun Yu” ose “Analektet”, që ishin fshehur atje kur kishte dalë urdhri për djegien e librave. Gjithë kopjet, gjithsesi, ishin shkruar në formën më të lashtë të alfabetit kinez, që kishte dalë nga përdorimi, dhe mbreti ia ktheu ato familjes Kung, kreu i së cilës, Kung An-kwo, iu dedikua studimit të tyre dhe, pas njëfarë kohe, në pajtim me një urdhër perandorak, publikoi një vepër të titulluar “Lun Yu, me shpjegimin e germave dhe paraqitjen e kuptimit”.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Analektet”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *