Përshkrim
Anija e nuseve – Jojo Moyes
…i tregoi Xheniferit se kishte vrapuar për gati dy kilometra, pasi kontrolloi anijen dhe kuptoi që ajo kishte ikur. Gjatë kohës, thërriste emrin e saj. Frensis! Frensis! Frensis!
Të njëjtën gjë bëri edhe kur zbriti, duke çarë mes njerëzve në mol, duke vrapuar andej këtej, duke shtyrë të tjerët nga rruga, i veshur me uniformën e ndotur dhe i bërë qull në djersë. Emocionet përreth ishin aq të forta saqë askush nuk ia vuri veshin.
Thirri sa u ngjir. Vrapoi sa po i dhembte gjoksi. Pastaj, i dëshpëruar, hoqi dorë dhe u mbështet me duart mbi gjunjë, turma nisi të rrallohej dhe ia zunë rastësisht sytë.
Një siluetë e gjatë, që rrinte me valixhen e çantën te këmbët, me shpinë nga deti, me sytë nga atdheu i ri…
 
				




 
             
             
             
             
             
															
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.