Availability: In Stock

Artemis Fowl:Sëmundja e Atlantidës

SKU: L03229

900 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Artemis Fowl:Sëmundja e Atlantidës-Eoin Colfer

Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar.

I ka ndodhur diçka e tmerrshme.

Artemisi është bërë i mirë.

Banorët e botës së nëntokës diagnostikojnë një sulm të egër të Sëmundjes së Atlantidës (që për ju dhe për mua është një çrregullim i personalitetit të shumfishtë). Praktikisht zhytja e vazhdueshme në magji ia ka dëmtuar mendjen. Dhe tani qyteti i nëndheshëm i Atlantidës rrezikon të sulmohet nga një ushtri robotësh të këqij, ndërsa varianti i mirë i Artemisit nuk di t’i luftojë ata.

Tashmë problemi qëndron tek të kuptuarit nëse kapitenia Magjistricë Shtupë e Policisë Heroike të Lirë do të jetë në gjendje ta kthejë pas Artemisin e vërtetë, përpara se sa robotët misteriozë të shkatërrojnë qytetin dhe gjithë banorët e tij.

Më vjen shumë keq, nuk mund të mos ju vija në dijeni. Gjendemi në buzë të greminës…

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Artemis Fowl:Sëmundja e Atlantidës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *