Përshkrim
Arti i të Pleqëruarit – Ciceroni
Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes. Ky traktat, përveçse është një ese filozofike mbi pleqërinë, e sheh atë me qetësi, në kontekstin e vet natyror, dhe në të njëjtën kohë, ëshë një përmbledhje e personazheve më të rëndësishëm të historisë së asaj kohe.
Pleqëria i dobëson forcat e trupit, por nuk dobëson jetën shpirtërore. Nëse pleqëria e zhvesh njeriun nga kënaqësia e seksit, e çliron atë nga skllavëria e seksit, duke ia bërë jetën më të qetë. Fakti që pleqëria i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes, nuk duhet ta dëshpërojë njeriun, por ta qetësojë, sepse vdekja është një kthim në zanafillë, si të kthehesh në port pas një lundrimi të gjatë. Sipas Ciceronit, e fshehta e artit të të pleqëruarit është mbajtja gjallë e interesave, bërja e një jete të rregullt dhe të përkorë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.