Availability: In Stock

Artistja e kënasë

SKU: L85085

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Artistja e kënasë – Alka Joshi

Pasi arratiset nga një martesë me mblesëri dhe e dhunshme, shtatëmbëdhjetëvjeçarja Lakshmi largohet nga fshati i prapambetur i viteve 1950 drejt qytetit plot gjallëri të Xhaipurit. Atje, bëhet artiste e kënasë dhe njeri i besuar, e kërkuar së tepërmi nga gratë e pasura të shtresës së lartë. Por, megjithëse i besohen të fshehtat e pasanikëve, kurrë nuk mund t’ua zbulojë atyre të fshehtat e veta…
E njohur për vizatimet origjinale dhe këshillat e urta, Lakshmi duhet të veprojë me kujdes për të shmangur thashethemet ziliqare që mund t’i shkatërrojnë emrin e mirë dhe jetesën.  Ndërkohë që ndjek ëndrrën për një jetë të pavarur, një ditë befasohet kur  ndeshet me burrin, i cili e gjen pas aq shumë vitesh, i ndjekur nga një vajzë e vogël plot gjallëri – një motër që Lakshmi nuk e dinte që e kishte. Papritur, maturia që e kishte kultivuar me aq kujdes, i kërcënohet. Megjithatë, ajo këmbëngul, duke përfituar nga talenti dhe duke ndihmuar njerëzit që e rrethojnë.
Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Artistja e kënasë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *