Availability: In Stock

Askujt nuk i përket vetmia

SKU: L36377

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language: Tag:

Përshkrim

Askujt nuk i përket vetmia – Jojo Moyes

Mirë se vini në familjen Kenedis

Lila ka shkruar një libër bestseller mhi mënyrën se si të mbash gjallë martesën…, përpara se të zbulonte se ish-bashkëshorti i saj po luante “familjen e lumtur” me një grua tjetër. Një grua që ajo e sheh çdo ditë kur shkon të marrë fëmijët nga shkolla.Billi, njerku i saj, u shpërngul tek ata pasi nëna e Lilës u nda nga jeta. Ai është i dashur, me mendësi të vjetër, por po e çmend krejtësisht.Seli, vajza e madhe e Lilës, e urren shkollën. Aq shumë, sa ka hequr fare dorë nga ndjekja e saj. Nëna e saj nuk ka asnjë problem me këtë sepse ende nuk e ka marrë vesh.Viola është nëntë vjeç, adhuruese e këngëve rap të papërshtatshme për moshën e saj, qesh me shakatë e çuditshme dhe Lila shpreson me gjithë zemër që ajo të mos ndryshojë kurrë.Ndërkohë, Truanti, qeni i shtëpisë, sapo ka kafshuar aktorin amerikan që është shfaqur papritur në pragun e familjes Kenedi. Ky është Xhini – babai i larguar prej vitesh nga jeta e Lilës, dhe aspak shembulli ideal i një figure prindërore.Ai e kishte braktisur Lilën dhe nënën e saj vite më parë – dhe kudo që shkon, pason një stuhi grindjesh familjare.Por prania e Xhinit sjell ndryshime të papritura. Së shpejti, vajzat zbulojnë tek ai një shpirt të afërt, një njeriqë gjithmonë ndjek gëzimin e jetës. Edhe Billi fillon të zbutet. Dhe Lila, për çudi, e gjen veten duke dalë në takime.

Diçka po ndodh në familjen Kenedi – por çfarë?

Dhe a do ta shkatërrojë, apo ta shpëtojë, familjen e tyre?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Askujt nuk i përket vetmia”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *