Availability: In Stock

Astrochimp

SKU: L41983

1300 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language: Tag:

Përshkrim

Astrochimp-David Walliams

Shimpanzeja Çimp sillej gjithnjë në mënyrë qesharake. Ai shpeshherë:
– Nxirrte zhurma të pasjellshme nga të DYJA ANËT;
– Kruante hundën me gishtin e vogël të këmbës;
– Hante lëvozhgën e bananes dhe pjesën e shijshme të frutit e hidhte poshtë.
Shkencëtarët e NASA-s ishin të mendimit se ai ishte shimpanzeja I PËRKRYER për t’u dërguar në Hapësirë. Çimpi nga ana tjetër, nuk ia kishte haberin se ishte përzgjedhur për një mision tepër të rrezikshëm. Nëse shimpanzeja do t’ia dilte mbanë të orbitonte Tokën, kjo do të vërtetonte që të njëjtën gjë kishte gjasa që të bënin edhe njerëzit.
E çfarë mund të shkojë keq me shimpanzenë Çimp në panelin e kontrollit? Siç do të shohim më vonë, GJITHÇKA.
Lëshohu në hapësirë bashkë me Çimpin, dhe njihu me qentë piratë hapësinorë, insekte të liga dhe shimpanzenë më qesharake që keni parë ndonjëherë në këtë opera hapësinore tepër zbavitëse, e ilustruar me ngjyra fantastike.
ASTROCHIMP

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Astrochimp”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *