Përshkrim
Atje Ku Mali Takon Hënën-Grace Lin
Në luginën e Malit të Shkretë, një vajzë e vogël me emrin Minli jeton bashkë me prindërit në një kasolle të rrënuar. Mbrëmjeve, babai i rrëfen përrallat e lashta për Dragoin Jade dhe për Plakun e Hënës që di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të botës.
E frymëzuar nga ato histori, Minlija ndërmerr një udhëtim të jashtëzakonshëm për të gjetur Plakun e Hënës, që ta pyesë se si mund të ndryshojë fatin e familjes së saj.
Gjatë udhëtimit, takon një seri personazhesh dhe krijesash magjike, ndër ta edhe një dragua që e shoqëron deri në fund të rrugëtimit.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.