Përshkrim
Atje…Te Pema Në Bregore – Ymer Çela
Më zgjoi interes të madh ajo vajzë. Më lindi një dëshirë e zjarrtë për ta njohur më shumë. Me të tilla mendime arrita në shtëpi. Ishte ende drekë dhe njerëzit nuk qenë kthyer nga puna. Në shtëpi gjendej vetëm gjyshi dhe vendosa të flisja me të. Pasi i bëra përshkrimin e jashtëm të asaj vajze, më në fund, i thashë edhe emrin.
— Quhej Pranvera, — përsërita dy herë, ngaqë gjyshi nuk dëgjonte mirë. — Aha… ajo Pranvera që thua ti, — tha gjyshi, — ka disa vite që ka vdekur.
— Jo, gjysh, — ndërhyra më ëmbël, — unë fola e qesha me të.
— Aha… atëherë ka qenë shpirti i saj, dhe ti ke folur me një të vdekur.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.