Përshkrim
Autiku Dhe Pëllumbi – Rodaan Al Galidi
Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.
Atij i pëlqen të çmontojë e të montojë përsëri objekte të ndryshme, e në këtë mënyrë zbulon talentin e tij për të ndërtuar violina, i cili do ta bëjë të famshëm në tërë botën.
Kur Gereti largohet nga shtëpia për të jetuar vetëm, ai krijon një lidhje të çuditshme me një pëllumb postar, i cili niset nëpër shtegtime të mistershme e kthehet gjithmonë te Gereti. Falë tij, heroi ynë arrin të njohë njerëz nga më të ndryshmit. Njëri prej këtyre shtegtimeve të pëllumbit postar do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e djaloshit.
Gereti dhe jeta e tij na shtyjnë të imagjinojmë sjelljen tonë në një botë ku përkufizimi, gjithnjë tepër shtrëngues, i “normalitetit” shpërbëhet hap pas hapi. Në vitin 2011, Rodaan Al Galidi u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë për këtë roman.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.