Përshkrim
Bija e Montezumës – Henri Rider Haggard
Tomasi tetëmbëdhjetevjeçar shëtit i lumtur rrugëve të fshatit,duke ëndërruar dashurine e premtuar nga Lili, vajza e fqinjit të tij. Befas, një i panjour “misterioz” shfaqet në horizontin e familjes Vingfild. Lumturia e tyre rrezikohet. Nënën e Tomasit e vrasin. Tomasi pa dashje lë të ike vrasësin e nënës. Hidhërimi i babait nuk përshkruhet dot. Në shpirtin e të riut lind hakmarrja. Dashuria për nënën, për babane e bën të betohet: “Ta ndjekë vrasësin e nënës deri në fund te botes!” Por rruga e hakmarrjes është shumë e gjatë, shumë e dhimbshme, shumë e hidhur. Tomasi duke rendur pas gjurmëve te Huan de Garsias, kushëririt te pashpirt, përfundon në Anauak, shtetin e vjetër të actekeve të lashtë,në Mbretërinë e Montezumës. Ta dinte se rruga e hakmarrjes ishte e tille kurrë s’kishte per ta ndjekur!
Në Anauak ai takon Otomin, indianen e bukur e të zgjuar: Bije e Montezumës, mbret i Anuakeve. Kështu fillon historia e Tomasit. Një rrëfim fantastik që nis kur Tomasi ishte ende një djalosh e mbaron kur…





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.