Përshkrim
Bijtë e gënjeshtrës – M. Scott Peck
M. Scott Peck (1936 – 2005), psikiatër amerikan dhe autor best – selling, i njohur veçanërisht me librin “Rruga në të cilën rrallë shkohet” (botuar në gjuhën shqipe nga Albas). Emri i tij u bë shumë shpejt në botë strehëz për turmat në kërkim të ndihmës për vetveten. Në librin “Bijtë e gënjeshtrës”, Peck hulumton thelbin e së keqes njerëzore.
Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.
Ky libër “mik udhëtimi” me secilin prej nesh shkakton njëkohësisht shqetësim dhe mrekullim dhe është e pamundur të lëshohet nga dora, sepse ofron një përqasje tërësisht origjinale ndaj këtij problemi të lashtë të së keqes njerëzore, si dhe të mbush me shpresë për shërimin e kësaj “sëmundjeje” e cila pengon zhvillimin e shoqërive të emancipuara.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.