Availability: In Stock

Biri i Dy Nënave

SKU: L61769

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Biri i Dy Nënave – Massimo Bontempelli

Në prag të nëntëqindës, Marioja i vogël jeton në Romë në një familje të kamur. Ditën e lindjes së tij të shtatë, pas një shëtitjeje në park, fëmija zhytet në një heshtje të pazakontë. Por pak minuta më pas, pasi i rifiton forcat, nuk e njeh më nënën e kujdesshme, Arianën, madje i kërkon me këmbëngulje ta shoqërojë për te nëna e vërtetë, Luçiana.

E tronditur, Ariana ia plotëson dëshirën fëmijës, që i kërkon me vendosmëri ta thërrasë Ramiro. Tensioni dramatik rritet nga faqja në faqe, duke shpërthyer në një zbulim tronditës: jo vetëm që Luçiana banon vërtet në shtëpinë ku Marioja shoqëron Arianën, por ka humbur një fëmijë shtatëvjeçar, Ramiron, pikërisht shtatë vite më parë, domethënë në çastin kur lindi Marioja.

A mund të jetë Marioja rimishërimi i birit të Luçianës?

Apo dikush e ka kopjuar, duke luajtur mbi fatalitetin e koincidencave të pabesueshme?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Biri i Dy Nënave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *