Përshkrim
Sara Martinez është një haker. Është vetëm 12 vjeçe, por nuk ka sistem kompjuterik në botë që mund t’i shpëtojë mendjes së saj. Madje arrin të futet edhe në rrjetin e Gjykatës për të Mitur në Nju Jork (por mbani shënim, vetëm për një kauzë të mirë). Pret ta trajtojnë si një heroinë dhe befas i duhet të dalë para gjykatësit. Për ta shpëtuar nga akuzat, mbërrin një avokat misterioz, që në të vërtetë është kreu i një shkolle shumë sekrete për spiunë adoleshentë, e lidhur me MI6, Shërbimin Sekret Britanik! Sara rekrutohet dhe takohet me shokët e rinj të skuadrës: Katin, Rion, Parisin dhe Sidnein.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.