Availability: In Stock

Dashuri Me Kusht

SKU: L61721

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Dashuri Me Kusht – Lauren Asher

Libri i parë i serisë bestseller “Miliarderët e Drimlendit”

Mirë se vini në Drimlend, në perandorinë e Roan Kejnit!

Një park argëtimi magjepsës në Florida i jep emrin kësaj serie librash dhe vendos në sfond Roanin dhe Zahrën, dy personazhe që nuk mund të ishin më të ndryshëm nga njëri-tjetri, edhe sikur të donin.

Roani është caktuar si drejtori i ri i Drimlendit nga gjyshi i tij i ndjerë. Zahra shfaqet befas, me buzëqeshjen dhe karficat e saj acaruese, duke u endur nga njëri sallon në tjetrin. Pasioni dhe talenti për punën do të bëhen bashkë me tërheqjen dhe epshin që ajo ndjell, duke i lidhur të rinjtë në një marrëdhënie të sinqertë dashurie. Shpejt, Drimlendi do të kthehet në Tokën e Ëndrrave për ta.

E zhgënjyer dhe e tradhtuar nga dashuria e kaluar, Zahra ecën ngadalë e me hapa të sigurt në marrëdhënien e re. Por sa më shumë matet, aq më tepër Roani kërkon prej saj dhe rruga drejt një bashkimi të mundshëm e të qëndrueshëm është e gjatë.

A janë gjithnjë miliarderët e pashëm partnerët e duhur për vajzat e thjeshta? Lauren Asher ka shkrirë mjeshtërisht dy personazhe të forta e me sharm, për të na dhënë një histori të shkëlqyer, e cila më shumë se kurrë është e përshtatshme për t’u lexuar në muajt e nxehtë të verës.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dashuri Me Kusht”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *