Përshkrim
Dasmorët -Alison Espach
Është një ditë e mrekullueshme në Njuport, Rod Ajlend, kur Fibi Stoun mbërrin në hotelin luksoz Cornëall Inn, e veshur me një fustan elegant mëndafshi, në ngjyrë të gjelbër dhe këpucë me taka ngjyrë ari, pa as edhe një çantë me vete. Të pranishmit në hollin e hotelit, që janë të gjithë të ftuar në një dasmë, e pandehin si njërën prej dasmorëve. Mirëpo Fibi s’ka lidhje me dasmën. Ajo ka ardhur, psese prej vitesh ëndërron që të kalojë disa ditë aty. Në ëndrrat e saj, ajo pinte kokteje me të shoqin, duke soditur perëndimin. Tani, krejt fillkat dhe në pikën më të dëshpëruar të jetës, ka vendosur ta përkëdhelë veten për herë të fundit. Ndërkaq, nusja është përgatitur për çdo pengesë të mundshme në frstimet që pritet të zgjasin një javë të tërë, me përjashtim të Fibit dhe të vendimeve të saj. Planet krejt të kundërta që kanë, do t’i detyrojnë gratë të flasin dhe të njihen me njëra-tjetrën, e kështu, pak nga pak, rastësia e vogël e një rezervimi në hotelin e dasmorëve do të kthehet në një nga mundësitë e mëdha që ofron jeta.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.