Availability: In Stock

Dëshmon Pereira

SKU: L06770

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

“Kur Pereira, një gazetar i zakonshëm, përballet me padrejtësitë e diktaturës, çdo zgjedhje e tij mund të ndryshojë gjithçka.”
Në këtë novele grafike, historia merr jetë përmes ilustrimeve të fuqishme, ku heshtja, guximi dhe përgjegjësia personale shpalosen vizualisht. Një rrëfim që të kap, të shqetëson dhe të bën të mendosh për zgjedhjet që formojnë jetën dhe ndërgjegjen.

Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Falë forcës dhe poetikës së penelit të tij, Gomonti ka arritur të sjellë të gjallë shpirtin
e një prej personazheve më të paharrueshme të letërsisë së shekullit të kaluar, me një interpretim sa besnik, aq dhe origjinal e inovativ.

 

Lisbona, në gushtin fatkeq të vitit 1938: një gazetar i qetë e gjen veten të përfshirë në luftën antifashiste. Vetmia, ëndrra, vetëdija për të jetuar dhe për të zgjedhur, në vorbullën e historisë.

Një roman i madh për përfshirjen qytetare. Dy çmime kombëtare: Viareggio-Repaci dhe Campiello dhe Prix Européen Jean Monnet. Më shumë se njëzet përkthime në gjuhë të huaja. Një interpretim të paharrueshëm në kinematografi të Marcello Mastroianni-t. Tashmë dhe një novelë grafike mbresëlënëse si për publikun ashtu dhe për kritikën në Francë, vlerësuar me çmimin Grand Prix RTI, si dhe çmimin Château de Cheverny. Me skena të reja, të pabotuara më parë, të realizuara duke respektuar tërësisht frymën e romanit në origjinal.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dëshmon Pereira”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *