Availability: In Stock

…dhe një tjetër rast

SKU: L06470

800 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

…dhe një tjetër rast – Ymer Çela

Ky libër vjen si një imperativ i kohës sonë në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore dhe ato shoqërore si në punë e kudo tjetër.Kryefjala e librit ”Dhe një tjetër rast” është marrëdhënia në vendin e punës ku jo rrallë gratë vartëse, janë objekt i ngacmimeve seksuale apo presioneve të ndryshme të shefave të tyre.Ky libër, dënon këto marrëdhënie sepse ashtu si vartëset edhe shefat e tyre, nuk janë gjë tjetër vetëm se hallka të zinxhirit në aparatin e një shteti, duke filluar që nga punonjësi më i thjeshtë e deri tek kryeministri apo presidenti.Shefat apo administratorët nuk kanë lindur të tillë, dikur dhe ata ishin vartës, por nëpërmjet ngjarjeve në këtë libër dallojmë dobësinë e disa aparatçikëvepër të përfituar nga më të dobëtit dhe të pa mbrojturit. Njëkohësisht, dallojmë dhe forcën e njeriut, jo vetëm të Drinit si personazh kryesor por edhe të personazheve të tjera që ai takon gjatë vuajtjes dhe problemit të tij jetësor sepse iu shkatërrua gjithçka.Presionet nëpër vendet e punës, janë pika e helmit që bën shkatërrimin e një familjeje duke ndërhyrë për të gjithë jetën në gjendjen emocionale të bashkëshortëve të divorcuar dhe të fëmijëve të pa fajshëm që rriten me prindër të ndarë.Pikërisht këta tipa, autori kërkon t`i demaskojë e t`i poshtërojë, pasi ata janë të shpërndarë si metastazë kanceri.Mbi të gjitha, ky libër u kushtohet mbrojtjes së grave kundra aparatçikëve të shtetit apo kudo qofshin ata.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “…dhe një tjetër rast”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *