Availability: In Stock

Ditar i pashkruar

SKU: L16045

1100 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Ditar i pashkruar – Celeste Ng

“Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush.” Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970. Lidia është vajza e parapëlqyer e Marlin dhe Xhejms Lisë dhe prindërit e saj janë të vendosur që ajo të përmbushë ëndrrat që ata nuk arritën t’i realizonin njëherë e një kohë.

Por kur trupi i saj gjendet në liqenin e qytetit, ekuilibri që e mbante familjen Li të bashkuar, prishet, duke e kthyer në një familje kaotike. Një histori mjaft prekëse e sekreteve dhe e dëshirave të një familjeje.

“Ditar i pashkruar” është një libër i mbushur me emocione, në të cilin përshkruhet jeta e një familjeje dhe nxjerr në pah mënyrat se si nënat dhe vajzat, baballarët dhe djemtë, bashkëshortët dhe bashkëshortet përpiqen gjatë gjithë jetës të kuptojnë njëri-tjetrin.

“Ditar i pashkruar”, një roman i mbushur me emocione në të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i nje familjeje. i shpallur si libri më i mirë nga amazon.com për vitin 2014.

I përzgjedhur nga botuesit e New York Times Book Review si fitues i çmimit “Alex”. I përzgjedhur si libri më i mirë i vitit nga NPR San Francisko Chronicle Entertainment Weekly, The Huffington Post, Amazon, Buzzfeed, Grantland Booklist, St. Louis Post-Disptach, Shelf Awarness, Book Riot School Library Journal, Bustle, Time Out New York.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ditar i pashkruar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *