Availability: In Stock

Donim të kapnim qiellin

SKU: L77609

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Donim të kapnim qiellin – Federica Bosco

Është viti 1995, kur Linda njihet me Korinën, e cila vjen në klasën e saj për vitin fatal të maturës, plot ëndrra dhe pritshmëri. Ndërsa Linda është një vajzë si shumë të tjera, nga një familje me mundësi modeste, Korina vjen nga një familje me pasuri të pallogaritshme, që të vë në siklet, që vështirë ta rrokë mendja, ku luksi dhe teprimi janë normë. Pavarësisht dallimit në klasën shoqërore, Korina është një vajzë e thjeshtë dhe bujare dhe të dyja bëhen mike për kokë. Por së shpejti, dikush do të kthehet në protagonistin e padiskutueshëm të zemrës së Lindës: Leonardoja, vëllai i madh i Korinës. Në sfondin e një Verone melankolike e të ashpër dhe një Parisi të papritur e plotë mundësi, shpaloset një histori me shije nostagjike, që të befta. Ky roman nga Frederica Bosco – një autore që arrin ta eksplorojë thellë shpirtin njerëzor – ku shkrihen dhe takohen një kaleidoskop emocionesh, është një himn për dashurinë e vërtetë e të pastër, atë që i bën mirë zemrës.

Kur ëndrrat bëhen fluturime që sfidojnë gravitetin…

Një roman që të mbërthen që në faqen e parë dhe të shpërndan në qiellin e shpresave, zhgënjimeve dhe dashurisë së pastër. “Donim të kapnim qiellin” është një histori e thellë për miqësinë, dhimbjen e rritjes dhe fuqinë e ëndrrave që nuk vdesin kurrë. Në një botë ku realiteti rrëzon shpesh ëndrrat, katër zemra të reja guxojnë të ëndërrojnë më shumë, më lart, më fort.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Donim të kapnim qiellin”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *