Përshkrim
Për të rinjtë në Francë, Folkneri është Zot.
Jean-Paul Sartre
Për më tepër, krah për krah me Xhojsin dhe ndofta më shumë se ai, Folkneri është eksperimentalisti më i madh ndër romancierët e shekullit të njëzet.
Gustaf Hellström,
Është risuesi më i skajshëm në historinë e prozës amerikane, shkrimtar që përbën shkollë për avangardën e Evropës dhe Amerikës Latine.
J.M. Coetzee
Folkneri na ka dhënë, dhe vazhdon të na japë, një mësim të madh, i cili nuk është vetëm mësim për formën artistike, për përdorimin modern të barokut, por është edhe një mësim i thellë historik se si të trajtojmë dukurinë e humbjes, si të pranojmë në histori mundësinë e tragjikes, është, gjithashtu, një mësim i thellë letrar, sepse bën zbulimin e romanit nëpërmjet romanit, zbulimin e fabulës e subjektit nëpërmjet rrëfimit të tyre, zbulimin e personazheve nëpërmjet mundësisë që u jep atyre për të vepruar.
Karlos Fuentes
Marrëzia e librit “Dritë e gushtit”, pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.
Harold Bloom




