Përshkrim
Dritonjëza Dhe Fëmijët e Detit-Annet Schaap
“Çdo mbrëmje, Dritonjëza, bija e rojtarit të farit, duhet të ndezë një fener, që anijet të mos shkojnë e të përplasen pas shkëmbit. Por një natë të stuhishme ngjau fatkeqësia. Feneri u shua, një anije u mbyt dhe paskëtaj aventurat zunë fill. Për të shlyer dëmin, Dritonjëza dërgohet të punojë si shërbyese në Shtëpinë e Zezë të admiralit, në kullën e së cilës, siç qarkullojnë fjalë poshtë e lart, thuhet se fshihet një përbindësh. Por ai që Dritonjëza gjen atje është më i çuditshëm se çdo përbindësh. Shpejt Dritonjëza përfshihet në një aventurë përrallore brenda një bote sirenash e piratësh, ku i duhet të luftojë me të gjitha forcat për miqësinë, lirinë dhe të drejtën për të qenë ndryshe.”





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.