Përshkrim
Dua Lipa – Caroline Sullivan
Dua Lipa nga Caroline Sullivan është një biografi e ndërtuar me kujdes, që ndjek rrugëtimin e një vajze nga Prishtina me ëndrra të mëdha, drejt majave të muzikës botërore. Me një stil tërheqës dhe informues, autorja e përshkruan historinë e Duas jo vetëm si një histori suksesi artistik, por edhe si një udhëtim të fuqishëm vetëformësimi, sfidash dhe përfaqësimi kulturor.
Lindur në një familje shqiptare me rrënjë të thella artistike, Dua Lipa u rrit mes dy botëve, kulturës së pasur shqiptare dhe realitetit perëndimor në Londër. Libri e pasqyron këtë kontrast si forcën që e ka formuar në stil, karakter dhe muzikë. Sullivan ndalet në momentet kyçe të jetës së saj: vendimi i guximshëm për t’u rikthyer në Londër adoleshente, për të ndjekur ëndrrën e saj; fillimet në YouTube; nënshkrimi me një label të madh; dhe, më pas, ngjitja e shpejtë në skenën globale me hite si New Rules, Don’t Start Now dhe Levitating.
Por përtej muzikës, libri ndalet edhe te ndikimi që Dua ka pasur si ikonë e re femërore ,një zë i fuqishëm për të drejtat e grave, për identitetin kulturor dhe për vetëbesimin. Me referenca të shumta nga intervista, performanca dhe biseda me bashkëpunëtorë të saj, Caroline Sullivan sjell një portret të plotë të një artistje që nuk është vetëm një yll pop-i, por edhe simbol i guximit për të qenë vetvetja në një industri shpesh të pamëshirshme.
Dua Lipa është një lexim frymëzues për të gjithë ata që kërkojnë të kuptojnë jo vetëm një nga figurat më të ndritura të pop-it modern, por edhe fuqinë e vërtetë që ka zëri i një të reje nga Ballkani për të pushtuar botën me klas, përkushtim dhe origjinalitet.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.