Availability: In Stock

Duke Pritur Krishtlindjen

SKU: L61547

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Duke Pritur Krishtlindjen-Raffaella Carnovale

Çfarë po presim në të vërtetë?

Profecia e lashtë thotë se Zoti e zbulon fytyrën e Tij te një fëmijë.

Dhe meqë profecitë u shoqëruan gjithnjë nga shenja të mrekullueshme – atëherë poetët, shkrimtarët, piktorët dhe artistët i kanë kapur gjithnjë misteret e mrekullueshme midis trëndafilave dhe bredhave, barinjve dhe kambanave, drekave familjare, qengjave dhe gomarëve, fëmijëve dhe magjistarëve: “Zoti është këtu, tani!”.

Në këtë koleksion elegant, është mbledhur gjithë bota e përrallave dhe e poezive shkruar nga Alcott-i, Bargellini, Broun-i, Chesterton-i, Christie, Deledda, Fanciulli, Grahame, Vëllezërit Grimm, Haedrich-i, Jiménez, Lagerlöf-i, Chevrillon-i, Peguy-i, Santucci, Solov’ëv-i, Travers-i.

Legjenda dhe përralla tradicionale vijnë nga Arabia, Britania e Madhe, Meksika, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra.

Të gjitha ilustrimet e mrekullueshme janë bërë nga Carl Larsson.

Dhe në fund, shiko, i dashur lexues, mes nesh, duke festuar bashkë në shtëpi, duke ngrënë, duke lexuar dhe duke shkruar, duke kremtuar, duke luajtur me lodra, të rrethuar nga belbëzimi muzikor i fëmijëve, thjesht ulur pak mënjanë, pa rënë në sy por të pranishëm, janë gjithnjë Jezu Fëmija dhe Maria Të ftuarit e nderit!

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Duke Pritur Krishtlindjen”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *