Availability: In Stock

Dy Nga Dy

SKU: L02518

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Dy Nga Dy – Nicholas Sparks

Në moshën tridhjetedyvjeçare, Rasëll Grini i ka të gjitha: një grua magjepsëse, një vajzë të dashur gjashtëvjeçare, karrierë të suksesshme si punonjës reklamash dhe një shtëpi të kushtueshme në Sharlotë. Ai po jeton ëndrrën dhe martesa me Vivianën e bukur është në qendër të saj.

Por, poshtë sipërfaqes së shkëlqyer të kësaj jete të përsosur, fillojnë të përvijohen probleme… dhe askush nuk është më i habitur nga vetë Rasi kur i shikon të gjitha këto aspekte të jetës së tij të kthehen përmbys. Vetëm gjatë pak muajve, Rasi e shikon veten pa punë e pa grua, duke u kujdesur për vajzën e tij të vogël teksa lufton të përshtatet me këtë realitet të ri e çoroditës.

Duke iu futur xhunglës së prindërimit të vetëm, Rasi nis një rrugë që është tmerruese dhe shpërblyese njëkohësisht, një rrugë që do të vërë në provë aftësitë dhe ndjenjat e tij përtej çdo kufiri që kishte përfytyruar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dy Nga Dy”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *