Availability: In Stock

E fshehta e Bajronit

SKU: L00347

800 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

E fshehta e Bajronit – Stefan Cvajg

Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej “Çajld Haroldit” dhe “Don Zhuanit”, por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.Ka kaluar qëkuri koha kur Evropa, e tërhequr pas melankolisë heroike, kopjoi pozën romantike dhe dhimbja e përbotshme u shpërfytyrua në “bajronizëm” në të gjitha vendet. U venit dhe u ngurtësua pamja e këtij njeriu të habitshëm, e poetit të vetëm të epokës së tij, të cilit nuk ia mohonte përkuljen e zjarrtë as Gëtja që mplakej; tani jetonte vetëm e fshehta e jetës së tij, me të cilën u morën tre breza. Historia e kësaj të fshehte – tashmë e zbuluar – shërben si një kontribut i thellë dhe domethënës dramatik në shkencën e njohjes së shpirtit; ajo duhet transmetuar në të gjitha gërshetimet e saj, për të krijuar lavdinë e vonuar për figurën e harruar dhe prekëse, si shpërblim të turpit të përjetuar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “E fshehta e Bajronit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *