Availability: In Stock

E fshehta e shërbëtores

SKU: L06264

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

E fshehta e shërbëtores – Freida McFadden

Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve. – Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prek derën me majat e gishtave. – Ime shoqe… është shumë e sëmurë. – Ndërsa ai vazhdon të më tregojë apartamentin fantastik mbi tarracë, kam një ndjesi tmerruese për gruan prapa dyerve të mbyllura. Por nuk mund të rrezikoj humbjen e kësaj pune; jo, po të dua të vazhdoj të ruaj të fshehtën time më të errët…

Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në sy, përderisa më paguajnë mirë.

Shtëpia është pothuajse e përsosur. Por nuk e kam takuar ende zonjën Garrik dhe nuk kam arritur të hedh një sy brenda dhomës së gjumit të mysafirëve. Jam e sigurt që e dëgjoj duke qarë. Kur mbledh rrobat e palara, shikoj pikat e gjakut në jakën e këmishës së saj të bardhë të natës. Dhe një ditë nuk e mbaj dot veten e trokas te dera. Kur hapet ngadalë, ajo që shikoj brenda ndryshon gjithçka…

Është ai çasti kur bëj një premtim. E kam bërë edhe më parë një gjë të tillë. Mund ta mbroj zonjën Garrik pa zbuluar të fshehtat e mia.

Dagllas Garriku ka gabuar. Do të paguajë për gabimin.

Çështja shtrohet vetëm se deri ku jam e gatshme të shkoj…

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “E fshehta e shërbëtores”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *