Përshkrim
E Kuqe Rubini-Kerstin Gier
Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrezëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fi llimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do ti duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë. Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç, me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.
 
				




 
             
             
             
             
             
															 
                    
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.