Availability: In Stock

Faik Konica – jeta në Uashington

SKU: L36319

Çmimi origjinal qe: 1200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L.

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Faik Konica, jeta në Uashington – Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926 – 1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat e Konicës me Kostë Çekrezin si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.

“Libri i Ilir Ikonomit pa dyshim që zë një vend të mirë në listën e punimeve mbi Faik Konicën, këtë personalitet shqiptar poliedrik. Faiku del para nesh me të gjitha të mirat dhe të metat që ka patur, por përfundimisht si një mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithëherë për vendin e tij.”

Sami Repishti, PhD.

“Me këtë libër, Ilir Ikonomi ka vendosur standarde të panjohura deri tani në literaturën e këtij lloji. Studimet dhe kërkimet për periudhën që përfshin libri janë nga më të plotat dhe i dhurojnë lexuesit hollësi interesante nga jeta e Faik Bej Konicës në Uashington. Kjo biografi me vlerë do të shërbejë si referencë jo vetëm për studiuesit shqiptarë por edhe ata të huaj.”

Bejtullah Destani

“Vlera kryesore e këtij libri qëndron në informacionin e pasur historik dhe në seriozitetin e burimeve që ka përdorur autori. Nga pikëpamja burimore, libri është jashtëzakonisht i dokumentuar. Këtë dokumentacion e hijeshon stili i veçantë, pak i njohur deri sot në letrat shqipe. Të duket sikur autori e ka kapur prej dore lexuesin dhe e shoqëron për të parë mjedisin ku Faik Konica ka jetuar dhe punuar për gjënë më të madhe që kishte në zemër – çështjen kombëtare shqiptare. Për hir të veshjes së këndshme letrare, libri lexohet me një frymë. Është një trajtesë thellësisht e goditur, e cila e nderon si pak shoqe bibliografinë kulturore, historike dhe letrare shqiptare.”

Profesor Kristo Frashëri

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Faik Konica – jeta në Uashington”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *