Availability: In Stock

Fillon me ne

SKU: L38471

1300 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Pas epilogut emocionues të “Mbaron me ne”, “Fillon me ne” sjell rrëfimin nga ana e Atlasit dhe Lily‑së kur përballen me sfidat e së kaluarës dhe shpresojnë për një fillim të ri dashurie që nuk lejon që plagët të heshtin

Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Fillon me ne – Colleen Hoover

Lili dhe Rajli kanë rënë dakord të bashkëprindërojnë në mënyrë të qytetëruar. Papritur, një ditë ajo ndeshet në rrugë me Atlasin… sërish. Pas pothuajse dy vjetësh pa u takuar dhe me kohën në anën e saj, ajo i thotë menjëherë “po”, kur ai i kërkon të dalin bashkë. Po entuziazmi i saj shpejt do të shuhet nga frika se, edhe pse nuk janë më të martuar, Rajli vazhdon të jetë pjesë e jetës së saj dhe ai nuk do të duronte kurrsesi që njeriu i parë që do të hynte në jetën e Lilit dhe vajzës së tyre, Emersonit, të ishte pikërisht Atlas Karrigani.

I shkruar si nga këndvështrimi i Lilit, ashtu edhe nga ai i Atlasit, libri “Fillon me ne” nis pikërisht aty ku mbyllet “Mbaron me ne”. Ai zbulon shumë më tepër nga e shkuara e Atlasit dhe vazhdon me Lilin që vendos t’i japë një mundësi të dytë dashurisë së saj të parë, me gjithë përpjekjet e ish-burrit xheloz për t’i ndarë ata

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Fillon me ne”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *