Availability: In Stock

Giovanni Falcone – një hero i vetmuar

SKU: L88100

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 850 L.

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Giovanni Falcone, një hero i vetmuar – Maria Falcone, Francesca Barra

Më 23 maj 1992, gjykatësi  Giovanni Falcone u vra në mes të ditës, një krim që shënoi një pikë kthese në historinë e Siçilisë. Falcone dhe gruaja e tij, Francesca Morvillo, u vranë së bashku me tre rojet e sigurisë pas shpërthimit të një bombë në makinën e tyre në një rrugë pranë Capaci, në atë që është quajtur si masakra e Capaci.

Falcone, i cili ishte 53 vjeç kur vdiq, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar mafian. Ai drejtoi gjyqin më të madh të zhvilluar ndonjëherë  gjatë viteve 1986-1987, i cili çoi në dënimin e 342 mafiozëve.
Gjyqi zgjati nga data 10 shkurt 1986 deri më 30 janar 1992  dhe u mbajt në një gjykatë të stilit bunker e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim brenda mureve të burgut Ucciardone. 19 korrik, 57 ditë mbas vrasjes së Falcone-s, magjistrati Paolo Borsellino, i angazhuar me Falcone-n në luftën kundër bandave, shkon për të vizituar nënën e tij në rrugën Mariano D’Amelio, në Palermo.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Giovanni Falcone – një hero i vetmuar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *