Availability: In Stock

Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit

SKU: L65913

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit – Nathaniel Branden

Klasiku modern për rritjen e vetëvlerësimit, i cili të ndihmon të përmirësosh mendësinë tënde, të arrish më shumë dhe të rregullosh marrëdhëniet me partnerin, fëmijët, kolegët, e jo vetëm, shkruar nga pioneri i psikoterapisë. Shtyllat e Dr. Nathaniel Branden-it na japin themele jetëgjata mbi të cilat të ndërtojmë familjet, shkollat dhe bizneset tona. Dennis Waitley, Ph. D., autor i Psikologjia e fitores. Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit është kulmi i një jete të tërë studimesh dhe praktikash klinike, konsideruar si vepra më e rëndësishme mbi këtë tematikë. Ky libër gjithëpërfshirës dhe i mbushur me njohuri për motivimin dhe sjelljen njerëzore, është i domosdoshëm për cilindo që ka interes personal apo profesional për vetëvlerësimin. Dr. Nathaniel Branden prezanton gjashtë shtyllat, gjashtë praktika për jetesën e përditshme që bazohen te veprimi dhe që japin themelin për vetëvlerësimin. Ai zbulon rëndësinë qendrore të vetëvlerësimit në pesë fusha: ambienti i punës, prindërimi, edukimi, psikoterapia dhe kultura në përgjithësi. Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit paraqet udhëzime konkrete për mësuesit, prindërit, menaxherët dhe terapistët të cilët janë përgjegjës për zhvillimin e vetëvlerësimit tek të tjerët. Gjithashtu tregon përse vetëvlerësimi, në botën e sotme kaotike dhe konkurruese, është themelor për fuqinë tonë personale dhe profesionale.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *