Përshkrim
Gjuetari i Shtrigave-Max Seeck
Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës. A është çmendur lexuesi besnik i Roxher Koponenit, apo kemi të bëjmë me një çështje tejet personale? Si mund ta ndalojë Xhesika një kriminel që di çdo hollësi të librit edhe më mirë se vetë autori?
Noiri më i freskët këtë herë vjen nga Finlanda! Një thriller psikologjik, trullosës e plot të papritura. Max Seeck ka aftësi fenomenale të krijojë ngjarje mahnitëse e ta befasojë lexuesin përherë e më shumë
 
				




 
             
             
             
             
             
															 
                    
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.