Availability: In Stock

Gjurmët e Mesnatës

SKU: L05865

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Gjurmët e Mesnatës – Emilian Shabani

Tani po shkoj. Do të jem i gatshëm për t’u kthyer sa herë do të keni nevojë për mua, dhe ta dini që do të vij vetëm për ju, sepse nuk kam dëshirë ta humbisni Klausin e humbur.

Po shkoj, mama, që nuk dashurove kurrë asgjë, asnjeri, përveç qëllimeve të tua të krimbura.

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të përkujdeset mirë për ty.

Po shkoj, Anetë, po iki pa fjalë për ty.

Po shkoj, Kaila, po zhdukem përgjithmonë, shpirt.

Po ndahem edhe nga ju, o lexues të mirë, duke ju thënë fjalët e fundit: ne duhet të jemi të mirë jo për botën mërimbajtëse, as për zotin dëmtar dhe as për asgjë tjetër qesharake, por për veten, për institucionin tonë.

Lamtumirë!

Klaus Shvarc

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjurmët e Mesnatës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *