Availability: In Stock

Gjyqi I Macokut

SKU: L21857

600 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Gjyqi I Macokut-Bedri Dedja

Kjo botë e përrallave është shumë e çuditshme!
Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për Teatrin e Gjelbër, për maçokun Mustaqezi apo për miun përtac që zbret nga fshati “Vrimat e Minjve”, të cilët interpretojnë si aktorë në Teatrin e Kukullave në Tiranë, nuk duhet të humbisni rastin për ta ndjekur këtë histori të rrallë, ku marrin pjesë edhe milingonat – nxënëset më të mira të shkollës teatrore të pyllit.

Përplasja e miut mendjemadh me milingonat punëtore përfundon në një gjyq, që zhvillohet në natyrë. Por për të vendosur drejtësinë, maçokut Mustaqezi i duhet të hedhë mbi supe pelerinën e kuqe, të vendosë në kokë paruken e bardhë, të lidhë rreth qafës shallin me qerka dhe me dorën e djathtë të shtrëngojë librin me kopertinë të trashë, ku janë shkruar ligjet e pyllit.

Po si përfundon ky gjyq, do të pyesni ju?
Pas pak, perdja do të hapet dhe shfaqja do të fillojë…

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjyqi I Macokut”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *