Përshkrim
Gozhda-Antonio Schiena
Për ata të cilëve u pëlqejnë romanet psikologjike.
Ata që i bëjnë gjërat nga inati, nuk kanë frikë.
“Gozhda” është një roman formues i pazakontë dhe i fuqishëm, një portret i kthjellët i adoleshencës, që nuk ka frikë të dëshmojë qoftë edhe aspektet më të zymta dhe më dramatike, nga vetmia e deri te bullizmi. Por është mbi të gjitha një histori mbi vështirësitë e pranimit të vetvetes dhe rëndësisë së të mësuarit nga gabimet e veta, edhe nga ato më të rëndat. Vetëm kështu mund të shkojmë përpara, të përmirësohemi dhe të kapërcejmë frikërat.
Markoja ndjek shkollën 9-vjeçare dhe nuk e ka njohur asnjëherë të atin. Ai është një djalë i mbyllur dhe mjaft i vetmuar, i cili ndihet i shëmtuar dhe i paaftë për çdo gjë: ndoshta prandaj e tallin edhe shokët e klasës. Ditë pas dite, zemërimi i Markos rritet dhe ai shfryhet duke iu hakërryer një Pinoku prej druri të lënë nga i ati, si dhe duke u përplasur shpesh me të ëmën, për të cilën mendon se nuk e kupton.
 
				




 
             
             
             
             
             
															
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.