Availability: In Stock

Gruaja halucinante

SKU: L61731

500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Shtëpia Botuese: Category: Language: Tag:

Përshkrim

“Gruaja halucinante”, roman që u përkthye dhe u botua në Austri në vitin 2009, me titullin “Milchkuss” (Puthje qumësht), nga shtëpia botuese “Otto Muller Ferlag”, tërhoqi vëmendjen e audiencës vjeneze dhe atë të Salzburgut, veçanërisht për analizën psikologjike dhe zbulimin e një bote femre, në gjendje të sfilitur shpirtërore e trupore, mes një horizonti të fortifikuar mashkullor politik në vitet e pasluftërave në Ballkan, në fund të shekullit që kaluam.

Romani është një udhëtim në kohëra, sisteme historike dhe kulturore, i një gruaje në një gjendje dyjëzimi mes jetës dhe vdekjes. Aty do të gjeni pasionin për jetën dhe zbulimin e universeve përtej shqisave të zakonshme

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-261-73-1