Availability: In Stock

Gruaja Që Donte Të Dashuronte

SKU: L59006

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Gruaja Që Donte Të Dashuronte – Vasil A. Dedja

Renate nuk ishte një grua e zakonshme. Ajo sfidoi kohën dhe kufijtë e saj, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme. Nuk jetoi për t’u përshtatur, por për të ndryshuar. Nuk pranoi të tërhiqej përballë sfidave, por bëri përpara me dinjitet e dashuri, duke e jetuar jetën ashtu siç dinte.

Ceremonia mortore e Renates ishte e thjeshtë, por kujtimi i saj është madhështor. Në epitafin e saj u shkrua: “Jetoi sa deshi dhe nuk reshti kurrë së dashuruari”. Dhe ky mbetet thelbi i gjithë jetës së saj dashuria, në çdo formë të saj.

Tek ata që e njohën, por edhe ata që do të lexojnë këtë libër, Renate do të mbahet mend si gruaja që theu tabutë, që nuk e pranoi diskriminimin, që guxoi të ëndërronte dhe të shihte përtej asaj që ishte e dukshme. Si gruaja që i kushtoi jetën bëmave të mirësisë dhe nuk pushoi kurrë së dashuruari jetën, njerëzit dhe ëndrrat.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gruaja Që Donte Të Dashuronte”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *