Availability: In Stock

Hakmarrja

SKU: L38617

1300 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Hakmarrja nga Tom Bower është një biografi kritike që eksploron marrëdhënien komplekse mes Princit Harry dhe Meghan Markle, duke zbuluar prapaskena, ambicie dhe konflikte brenda familjes mbretërore britanike.

Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Hakmarrja -TOM BOWER

Trajektorja e Megan Markëllit nga aktore e panjohur në ikonë botërore është e jashtëzakonshme. Pas një fëmijërie të kaluar në sheshxhirimet e Hollivudit, ajo luftoi për t’u bërë një yll. Po edhe kur e mori rolin e rëndësishëm, ëndrra e saj e përjetshme për t’u bërë e famshme ishte ende e pakapshme. Në vitin 2016 krijoi fundin e përrallës së saj: magjepsi princin. Më në fund, bota ishte skena e saj. Familja mbretërore britanike besonte se suksesi marramendës i dasmës së Saseksëve, i ndjekur dhe i festuar në mbarë botën, ishte fillimi i një epoke të re për Uindsorët. Megjithatë, brenda një viti të trazuar, ëndrra u kthye në makth. Si pasojë e fushatës së turpshme “Megxit” dhe intervistës së Oprah Uinfrit, fati i familjes mbretërore duket vazhdimisht i kërcënuar. Publiku mbetet në mëdyshje. Suksesi i Meganit është lëvduar, por ka sjellë edhe hutim e indinjatë. Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë. Çfarë e pret atë më pas? Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua? A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre? Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh dhe hakmarrjeje.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hakmarrja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *