Availability: In Stock

Hasta La Vista

SKU: L19079

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Hasta La Vista – Petro Marko

Në roman shtjellohen ngjarje nga Lufta Civile në Spanjë, ku kanë shkuar vullnetarë nga shumë vende, midis tyre edhe shqiptarë. I ka bashkuar një qëllim: t’i kundërviheshin fashizmit në mësymjet e tij, që paralajmëronin Luftën e Dytë Botërore.

Qëndrimi së bashku në frontin e luftës, përballjet e përgjakshme me armikun, dhimbja e humbjes së shokëve, bisedat jo pak herë me humor gjatë dhe pas betejave, i ka bashkuar këta bij të luftës në NJË.

Me një rrëfim dinamik përshkruhet, thuajse në detaje, jo vetëm panorama e luftës me ngarkesat e shumta emocionale të personazheve, por edhe natyra e papërsëritshme e Spanjës.

Edhe më tërheqës këtë roman e bën dashuria e dy personazheve kryesore, Gorit dhe Anitës. Një lidhje e vështirë për t’u imagjinuar në gjithë atë kasaphanë lufte, por që na dërgon mesazhin kuptimplotë për vazhdimësinë e jetës.

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi, për kohën kur u shkrua, si në rrafshin artistik, ashtu dhe në atë tematik. Ky roman shënon edhe një pikë kthese në rrjedhat historike të romanit shqiptar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hasta La Vista”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *