Availability: In Stock

I dashur, ti je trap

SKU: L38551

800 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language: Tag:

Përshkrim

I dashur, ti je trap – Neda Balluku

Sa mirë e njeh njeriun që ke pranë? Për atë që është… apo për mënyrën se si ndihesh kur je me të?

Ky libër nuk është për dashuri të ëmbël, por për marrëdhënie që të zhveshin nga çdo iluzion dhe të detyrojnë të shohësh veten lakuriq, pa maska dhe pa justifikime.

Ndodhë kudo dhe kurdo. Tek ata mund të shohësh veten, partnerin tënd, frikërat që fsheh dhe dëshirat që nuk pranon dot me zë.

Kjo histori sfidon çdo ide romantike për “shpirtin binjak”, sepse ndonjëherë dashuria nuk të shpëton, ajo të zbërthen. Është një luftë e heshtur midis dëshirës për të zotëruar dhe frikës për të humbur veten.

Në këtë rrëfim nuk ka heronj, as të pafajshëm, ka vetëm njerëz që kërkojnë veten në trupin e tjetrit, që dashurojnë për të harruar dhe shkatërrojnë për të ndier. Sepse dashuria nuk është shpëtim. Është zbulim. Dhe vetëm ai që guxon të zbulojë e kupton se nga shkatërrimi lind e vërteta.

Alisia gjithmonë kishte menduar se ishte ndryshe nga nëna e saj, por me vite kuptoi se kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë. Për shkak të nënës së saj, besonte se më mirë do të ishte ta donin sesa të donte. Për shkak të nënës së saj, besonte se dashuria të mbante peng. Dhe për shkak të nënës së saj, kuptonte që ndonjëherë, një burrë ishte kryqi që mbanin të dyja bashkë.Njërën, dashuria për një burrë nuk e lejonte të donte veten.Tjetrën, ta donte veten më shumë sesa duhej.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I dashur, ti je trap”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *