Availability: In Stock

I Dashuri

SKU: L07094

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Një histori fantastike, personazhe të paharrueshme, rrëfim i bukur; më tërhoqi qysh në fillim. M’u duk sikur e mora me mend përfundimin, por pastaj u befasova, sepse zonja McFadden është aq e zgjuar sa të të habitë. E rekomandoj fuqishëm.
– Diannoud

Already sold: 0/3

Përshkrim

I Dashuri – Freida McFadden

Sidni Shou, si çdo femër beqare në Nju-Jork, ka pasur fat dreqi me të dashurit. I ka provuar të gjitha: meshkuj që gënjejnë në profilin e aplikacioneve të njohjeve, meshkuj që i ngecin të paguajë faturën e darkës dhe më keq nga gjithçka, meshkuj që nuk u mbyllet goja duke folur për nënën e tyre. Por, më në fund, bëri bingo.
I dashuri i ri është absolutisht i përsosur. Joshës, i hijshëm dhe punon si mjek në një nga spitalet e qytetit. Sidni po fluturon.
Pastaj, vjen vrasja mizore e një gruaje të re, e fundit e një vargu vdekjesh që ka hutuar policinë. I dyshuari kryesor? Një burrë misterioz që krijon lidhje me viktimat e tij para se t’i vrasë.
Sidni nuk ka pse të trembet. Në fund të fundit, ajo po del me mashkullin e ëndrrave të saj. Por nuk i ndahet dyshimi se mashkulli i përsosur mund të mos jetë aq i përsosur sa duket. Sepse, dikush po e përgjon vazhdimisht dhe po të mos zbulojë të vërtetën, ajo do të jetë viktima e radhës e vrasësit…
Me këtë roman ku rrëfehet një histori e errët për fiksimin dhe ato që ne bëjmë për hir të dashurisë, shkrimtarja bestseller e Nju-Jork Tajmsit, Freida McFadden, provon se shpeshherë krimet e pasionit janë më mizoret.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I Dashuri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *