Përshkrim
I Humburi – Tarik Tufan
Tarik Tufan rrëfen historinë universale të përballjes me kujtimet, dashurinë e parë dhe kërkimin e vetvetes. “I humburi” është një roman që endet nëpër botë të plagosura, jetë të thyera, trishtime të fshehura dhe rrugët e Stambollit.
Çështja më e koklavitur e jetës, misteri më i vështirë për t’u zgjidhur, është të kuptosh se kush jemi në të vërtetë. Sepse gjithkush nga ne humbet diku në jetën e vet. Disave, për të gjetur veten, u duhet të gjejnë fillimisht atë që kanë humbur dikur, shumë kohë më parë. “Edhe sot, kur kam lënë mënjanë turpin tim dhe po rrëfej të vërtetën, vazhdoj të jetoj jetën e të tjerëve dhe jo timen. Jetë e kontraktuar. Kjo fjalë më erdhi në mendje një natë, ndërsa po kacafytesha me mendimet e mia; kështu e kam përcaktuar që atëherë, një jetë e porositur, e porositur me kosto të ulët, me nënkontraktim. Në ditëlindjen time thjesht ndjeva zhgënjimin për të. Ndërsa tani ndiej keqardhje, pikëllim dhe trishtim për gabimet e mia, ndaj të cilave u përpoqa të qëndroj indiferent për një kohë të gjatë. Do të doja që gjërat të ishin ndryshe, por është e pamundur. Madje nuk mund të mendoj më qartë se kush jam unë dhe për kë jetoj.”
Një burrë dhe dy gra, të ngujuar në qarkun e humbjes… Tek kërkojnë daljen për të gjetur veten, çmimi që u duhet të paguajnë bëhet gjithnjë e më i lartë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.