Availability: In Stock

I kuq është gjaku

SKU: L61431

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Categories: ,

Përshkrim

I kuq është gjaku – Salla Simukka

Lumikki Anderson e ka bërë rregull të qëndrojë jashtë gjërave që nuk i përkasin. Ajo e di shumë mirë se telashet u vijnë atyre që fusin hundën aty ku nuk u takon. Por rregulli i Lumikkit vihet në provë kur ajo zbulon mijëra kartëmonedha eurosh të varura për t’u tharë në dhomën e errët të shkollës dhe tre nga shokët e klasës me duart gjithë gjak. Vorbulla e ngjarjeve që pasojnë njëra-tjetrën në harkun e vetëm gjashtë ditëve, e përfshin Lumikkin në një lojë tepër të rrezikshme të mbushur me ndjekje, vrasje, ngatërresa dhe larje hesapesh mes trafikantësh droge. Dhe, në fund, prova më e vështirë për t’u kapërcyer: festa e mistershme dhe legjendare e Ariut Polar. Aty të gjithë, fajtorë e të pafajshëm, fshihen pas një maske të brishtë si fjollat e dëborës. I po asaj dëbore që mbulon çdo gjurmë nëpër rrugët e Tamperes, të gllabëruar nga i ftohti më i akullt i dhjetëvjeçarëve të fundit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I kuq është gjaku”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *