Availability: In Stock

I Sëmuri Për Mend 

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

I Sëmuri Për Mend – Molier

Molieri (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673.Molieri është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë” të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan “Teatri mbretëror”, pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën e aktorit, regjisorit, drejtuesit të trupës dhe autorit të teksteve. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasike autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, që godisnin veset ose shfaqjet negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi.Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullorë botërorë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I Sëmuri Për Mend ”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *