Availability: In Stock

Jeta ime

SKU: L38051

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Jeta ime nga Demi Moore është një rrëfim tronditës dhe emocional, ku ajo zbërthen jetën pas dritave të famës ,me sekrete, plagë të fshehura dhe një luftë të guximshme për ta gjetur veten. Një histori që të prek dhe të frymëzon.

Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Jeta ime – Demi Moore

Aktorja e famshme amerikane Demi Moore rrëfen për herë të parë historinë e jetës së saj në një autobiografi të mbushur me emocione dhe të pathëna asnjëherë më pare.

Për dekada të tëra, emri i Demi Moore-it ka qenë sinonim i fjalës “famë”. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e titujve kryesorë, si për rolet ikonë në filma shumë të suksesshëm, ashtu edhe për lidhjet në jetën e saj private.
Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj.
Edhe kur kapi majat, ajo ende nuk ishte e bindur nëse e meritonte një vend në Hollivud, nëse ishte një nënë e mirë apo një aktore e denjë.
Ky rrëfim i saj flet për diversitetin, por edhe për këmbënguljen. Një autobiografi reflektimi, ku autorja rrëfen pa doreza gjithçka për karrierën dhe jetën personale; që nga marrëdhënia problematike me të ëmën e deri tek martesat dhe lufta për të gjetur ekuilibrin mes famës dhe familjes.
Libri “Jeta ime” është një histori mbijetese, suksesi dhe dorëzimi; një portretizim i sinqertë i jetës së saj, sa të zakonshme aq edhe ikonë.

DEMI MOORE është aktore, producente, regjisore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “St. Elmo’s Fire”, “About Last Night”, “Ghost”, “A Few Good Men”, “Indecent Proposal”, “G. I. Jane”, “Charlie’s Angels: Full Throttle”, “Margin Call” dhe shumë të tjerë. Moore jeton në Los Anxhelos dhe Idaho.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Jeta ime”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *